Kupa e Mbretit/ Ndryshojnë oraret e gjysmëfinaleve, ja kur do të luhet 'El Clasico'

Kupa e Mbretit/ Ndryshojnë oraret e gjysmëfinaleve, ja kur do të luhet 'El Clasico'

14:44, 08/03/2023

Të martën dhe të mërkurën më 4 dhe 5 prill do të luhen dy gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Mbretit ku do të zbulohen edhe ekipet që do të “përplasin brirët” në finale e madhe. Bilbao-Osasuna dhe klasikja e futbollit spanjoll Barcelona-Real Madrid ishin programuar të startonin në orën 22:00, por orari i tyre ka ndryshuar.

Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë me dije se të dyja ndeshjet do të startojnë një orë më herët, pra në 21:00. Bilbao-Osasuna do të zhvillohet ditën e mërkurë më 4 prill, ndërsa gjithçka është ende e hapur për një vend në finalen e madhe. Sfida e parë u mbyll me fitoren minimale të Osasunës 1-0 falë golit të Abde.

Në 5 prill më pas do të jetë radha për kryefjalën e gjysmëfinaleve në Kupën e Mbretit, “El Clasicon” Barcelona-Real Madrid. Në ndeshjen e parë të luajtur në “Bernabeu” katalanasit triumfuan minimalisht falë autogolit të Eder Miliato, ndërsa në “Camp Nou” pritet të jetë një luftë e zjarrtë për të siguruar finalen.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco