Kujtoj 8 Marsin e parë që të dhurova lule', Irdo Bubeqi përlot me dedikimin ndaj mamasë së tij: Nuk pata mundësi të bëhem i fortë sa ti

Kujtoj 8 Marsin e parë që të dhurova lule', Irdo Bubeqi përlot me dedikimin ndaj mamasë së tij: Nuk pata mundësi të bëhem i fortë sa ti

13:46, 08/03/2023

Dita e sotme është një ditë e shënuar pasi 8 Marsi simbolizon festën e grave. Shumë janë fatlumë teksa urojnë dhe festojnë me njeriun më të dashur të tyre por nuk mund të thuhet e njëjta për familjen e trajnerit, Dorjan Bubeqi.

Disa muaj më parë një fatkeqësi e largoi atë dhe të birin e tij, Irdo, nga personi më i dashur i tyre.

Shpesh ka dedikime në rrjete sociale dhe në një ditë si kjo e sotmja nuk mund të mungonin disa fjalë nga Irdo për mamanë e tij.

“8 Marsi i parë që unë të dhurova një buqetë me lule. Ndarjen tonë e shihja si pjesë të një të ardhme të cilës i shihej vetëm hija dhe përqafimi yt për secilën frikë timen ishte ilaç.

Por ne nuk patëm kohë Mami, unë nuk e pata mundësinë të bëhem i fortë sa ti dhe ti nuk e pate mundësinë që të më mësoje të tejkaloj frikën që sot më krijon mungesa jote.

Nuk dua të qaj, nuk dua të rëndoj as veten me pyetjen ‘pse?’ Ti e di që unë i bindem caktimit të Zotit me urtësi. Allahu të bëftë një prej banorëve të Xhenetit!”-shkruan Irdo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco