Kërkohet kualifikimi, Verrati: Na duhen lojtarë si Mbappe, kemi rifituar besimin

Kërkohet kualifikimi, Verrati: Na duhen lojtarë si Mbappe, kemi rifituar besimin

13:13, 08/03/2023

 

Mesfushori i PSG, Marco Verrati, foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes së kthimit ndaj Bayern Munich.

Verrati deklaroi se do të jetë një ndeshje e fortë, ndërsa shtoi se PSG ka rifituar besimin dhe shkon për tu kualifikuar në Gjermani. Sipas Verratit, skuadrës i duhen lojtarët si Mbappe.

Do të na duhet një lojë e shkëlqyer kundër një ekipi të madh, por jemi të sigurt dhe të gatshëm. Ne folëm me njëri-tjetrin pas disfatës së parë dhe fituam 3 ndeshje nga 3. Kemi rifituar besimin dhe drejtimin, por nesër duhet të dëshmojmë se jemi 100% të fortë.

Ne jemi me fat që e kemi Mbappe këtu, ai ka një personalitet të madh dhe ne kemi nevojë për lojtarë si ai. Ne kemi besim, asgjë nuk ka humbur, ne po luajmë për diçka të madhe dhe gjithmonë na pëlqen të kemi atë presion në ndeshje të mëdha.

Bayern do luajë futbollin e tij, shumë agresiv dhe intensiv, me lojtarë që janë të fortë në duelet një kundër një. Duhet të ndryshojmë sa më shumë, kjo mund të ndryshojë shumë gjëra, por nuk mendoj se Bayern do ndryshojë mënyrën si do luajë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco