Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Kupa e Francës/ Dy penallti kualifikojnë Nantes në gjysmëfinale

Kupa e Francës/ Dy penallti kualifikojnë Nantes në gjysmëfinale

20:29, 01/03/2023

Skuadra e Nantes arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Francës.

“Kanarinat” ia dolën të mposhtnin 2-1 me përmbysje Lensin në “Stade de la Beaujoire”, falë dy 11-metërshave të shndërruar në gola nga Delort.

Nantes u gjend të dizavantash në minutën e 28-të kur Fofana pas një krosimi nga e djathta nga Le Cardinale.

Gjithsesi, “kanarinat” e kthyen baraspeshën në minutën e 31-të, me Delort që u tregua i saktë nga 11 metra largësi.

Në minutën e 59-të, kryesori vërshëlleu për një tjetër 11-metërsh të fituar nga i njëjti futbollist, Ganago, dhe i ekzekutuar po nga Delord.

Minutat në vazhdim ishin emocionuese, por Nantes ia doli ta mbronte rezultatin, duke fituar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco