Premtimi i Jurgen Klopp: Do të rikthehemi, kemi me vete tifozët

Premtimi i Jurgen Klopp: Do të rikthehemi, kemi me vete tifozët

19:02, 28/02/2023

Liverpooli i Jurgen Klopp është duke përjetuar sezonin më të vështirë nën drejtimin e teknikut gjerman.

“The Reds” kërkojnë të mbërrijnë me patjetër të paktën vendin e katërt të Premier League, me trajnerin Klopp që pavarësisht vështirësive beson se mund të mbërrijë të paktën në vendin e katërt.

Së fundmi, tekniku i Liverpoolit theksoi se skuadra e tij do të rikthehet sërish në lojë ndërsa kërkoi nga lojtarët e tij të japin maksimumin në çdo sfidë të mbetur.

“Duhet të tregohemi të fortë dhe të japim gjithçka në fushë, por në të njëjtën kohë edhe ta shijojmë këtë që po bëjmë. Mendoj se jemi gati të arrijmë aty ku duhet për të minimizuar dëmet e këtij sezoni.

E kemi treguar në të kaluarën se mund të bëjmë gjëra të mëdha, kemi me vete tifozët dhe shpirtin e skuadrës. do të rikthehemi dhe e rëndësishme është të japim maksimumin në çdo ndeshje. Mendoj se kundërshtarët nuk janë shumë larg dhe shpresoj t’i arrijmë”, u shpreh Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco