VIDEO/ Bëhet viral shikimi i Mbappe ndaj Emiliano Martinez në ceremoninë e FIFA-s

VIDEO/ Bëhet viral shikimi i Mbappe ndaj Emiliano Martinez në ceremoninë e FIFA-s

18:30, 28/02/2023

Reagimi i Kylian Mbappe ndaj Emiliano Martinez që fitoi çmimin e portierit më të mirë të vitit nga FIFA-s, ka bërë që fansat të flasin.

Mbrëmjen e së hënës, yjet e botës së futbollit janë mbledhur në Paris për çmimet “The Best” nga shtëpia e futbollit botëror.

Martinez doli në skenë për të marrë çmimin, ndërsa kamera u fokusua te Lionel Messi, i cili ishte i lumtur për arritjen e argjentinasit.

Megjithatë, ishte reagimi i Mbappe ai që bëri bujë në rrjetet sociale, ndërsa Martinez po mbante fjalimin e tij.

Njëri tha: “Fytyra e Mbappe kur Martinez fitoi trofeun The Best është qesharake”.

Image

Një tjetër shkroi në Twitter: “Fytyra e Mbappe kur po fliste Martinez po më shqetëson”.

Një i tretë shtoi: “Ata sapo treguan fytyrën e Mbappe. A është akoma i zemëruar me Emin?”.

Dikush tjetër shkroi: “Fytyra e Mbappe i thotë të gjitha”.

Gjatë përfundimit të finales së Kupës së Botës, Martinez bëri bujë pasi u shfaq duke tallur Mbappen disa herë gjatë festimeve të Argjentinës.

Portieri u pa duke mbajtur një lodër me fytyrën e francezit gjatë paradës së ekipit nëpër qytetin e Buenos Aires.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco