Alaba përjetoi abuzime të tmerrshme pasi votoi për lojtarin më të mirë në botë

Alaba përjetoi abuzime të tmerrshme pasi votoi për lojtarin më të mirë në botë

14:39, 28/02/2023

Futbollisti austriak David Alaba, ra pre e fyerjeve raciste në rrjetet sociale pasi zgjodhi të votonte për Lionel Messin përpara shokut të skuadrës te Real Madridit, Karim Benzema, për çmimin FIFA Best 2022.

Messi mbrëmë u shpall lojtari më i mirë në botë për vitin 2022 dhe ndërkohë kanë dalë të dhënat për votimin e të gjithë kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtares.

Reagimet më të shumta u shkaktuan nga vota e Alabas, pasi kapiteni austriak zgjodhi Messin në vend të shokut të tij të klubit Benzema.

Domethënë, Alaba ia dha maksimumin pesë pikë Messit, tre Benzemas dhe një Kylian Mbappes.

Për shkak të këtij vendimi, hashtagu #AlabaOut, i cili postohet nga tifozët e pakënaqur të Realit, është bërë viral në rrjetet sociale.

 

 

Mbrojtësi gjithashtu përjetoi abuzime të neveritshme në profilet e tij në Tëitter dhe Instagram, dhe shumë prej tyre kishin një aluzion racizmi.

Për votimin paraditen e sotme foli vetë Alaba.

"Për sa i përket çmimit FIFA The Best: Kombëtarja austriake voton për këtë çmim si ekip, jo unë. Të gjithë në këshillin e ekipit mund të votojnë dhe kështu vendoset. Të gjithë e dinë, veçanërisht Karimi, sa e admiroj atë se çfarë bën. E kam thënë shpesh se për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë dhe kështu është ende. Pa dyshim”, ka shkruar ai.

 

Ndryshe, vota e Alaba sigurisht që nuk do ta ndryshonte fituesin eventual pasi Messi ishte fitues bindës me 52 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco