Trajneri i Chelsea merr kërcënime me vdekje: E kuptoj që tifozët janë të zemëruar, por ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë

Trajneri i Chelsea merr kërcënime me vdekje: E kuptoj që tifozët janë të zemëruar, por ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë

11:49, 25/02/2023

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, po kalon momentet më të vështira në karrierën e tij, teksa së fundmi ka marrë kërcënime me vdekje nga disa tifozë.

Në 25 ndeshje në krye të Chelsea, Potter ka arritur të grumbullojë  vetëm nëntë pikë. Për shkak të kësaj, fansat e ngacmojnë rregullisht.

"Kam marrë mesazhe të shëmtuara në e-mail. Ata duan që unë të vdes. Sigurisht që nuk është e këndshme të marrësh mesazhe të tilla. Përveç meje, kërcënojnë edhe familjen time", tha Potter në prag të derbit të Londrës me Tottenhamin që luhet këtë të dielë.

"Nuk është e këndshme të mallkosh as në rrugë. Mund të përgjigjesh në dy mënyra. Mund të them që nuk më intereson, por ti e di që po gënjej. Sigurisht që më intereson se çfarë mendojnë njerëzit për mua. Sigurisht, me rezultate të tilla, ju duhet të pranoni kritikat. Unë e kuptoj që fansat janë të zemëruar, por kjo nuk do të thotë se ata kanë të drejtë të fyejnë dhe të bëjnë kërcënime me vdekje", tha Potter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco