Superiore/ Luhet për titullin dhe mbijetesën, mësoni dy duelet e fundit të javës së 23-të

Superiore/ Luhet për titullin dhe mbijetesën, mësoni dy duelet e fundit të javës së 23-të

09:04, 25/02/2023

“Abissnet Superiore” luan javën e saj të 23-të me dy sfidat e fundit, ku në lojë është titulli dhe mbijetesa.

[superiore (1)]

Në orën 17:00, Tirana pret në stadiumin “Air Albania” skuadrën e Teutës. Bardheblutë ndodhen në vendin e parë dhe do të kërkojnë fitoren që të shkëputen akoma më shumë nga Partizani, me këtë të fundit që u mposht nga Kukësi ditën e djeshme. Nga ana tjetër, durrsakët kërkojnë me ngulm të largohen nga zona e rënies dhe me një fitore të mundshme do të futeshin në “vallen” e Europës.

Po në këtë orë, Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Kastriotin. Shkodranët ndodhen 5 pikë larg Tiranës kryesuese dhe nuk duan që të humbasin më shumë terren në garën për titull. Nga ana tjetër, krutanët ndodhen në vendin e fundit të renditjes dhe duket se fitorja është i vetmi objektiv.

NDESHJET:

TIRANA – TEUTA 17:00 “AIR ALBANIA”

VLLAZNIA – KASTRIOTI 17:00 “LORO BORIÇI”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco