Ancelotti i del në mbrojtje Barcelonës: Jam i sigurt se nuk ka korrupsion dhe trukim ndeshjesh në futboll

Ancelotti i del në mbrojtje Barcelonës: Jam i sigurt se nuk ka korrupsion dhe trukim ndeshjesh në futboll

19:53, 24/02/2023

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se nuk ka korrupsion apo trukim ndeshjesh në futboll dhe me këtë deklaratë ai mbrojti Barcelonën, e cila është vënë në qendër të kritikave të publikut ditët e fundit për shkak të akuzave për pagesa në llogarinë e  ish-zëvendëspresidentit të komitetit teknik të arbitrave në Spanjë.

Mediat spanjolle publikuan akuza se ish-drejtuesit e Barcelonës kanë bërë disa pagesa në llogarinë e zëvendëspresidentit të komisionit të arbitrave në Spanjë, por Ancelotti thotë se nuk e beson këtë dhe se në futboll nuk ka korrupsion, vetëm gabime ndodhin.

"Nuk ka korrupsion në futbollin në Spanjë. Nuk ka korrupsion në Itali, as në Evropë në përgjithësi... Gjyqtarët në mbarë botën bëjnë gabime dhe nëse bëjnë, atëherë thjesht duhet ta pranoni", tha Ancelotti dhe vazhdoi:

“E di si është, shpesh inatosem me gabimet e gjyqtarëve, por jam i sigurt se nuk ka korrupsion në botën e futbollit”.

Nëse Barcelona do të shpallej fajtore për rastin e përmendur, do të përballej me një dënim të ashpër, që mund të ishte heqja e pikëve apo edhe përjashtimi nga kampionati.

Për kujtesë, raportet e inspektimit tatimor dyshohet se treguan se klubi katalanas i ka paguar 1.4 milionë euro një kompanie në pronësi të ish-shefit të gjyqtarëve të futbollit në futbollin spanjoll në periudhën midis 2016 dhe 2018.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco