Marcelo rikthehet në klubin ku nisi karrierën si futbollist profesionsit

Marcelo rikthehet në klubin ku nisi karrierën si futbollist profesionsit

17:25, 24/02/2023

Pas një aventure të shkurtër dhe zhgënjyese te Olympiacos, Marcelo ka gjetur një klub të ri. Mbrojtësi i majtë legjendar i Real Madrid më në fund ka vendosur t'i bashkohet klubit të tij mëmë, Fluminense . Kështu, ai po bën rikthimin madhështor në Brazil, 15 vjet pas largimit të tij për në Spanjë. 34-vjeçari u kërkua me insistim nga Al Nassr, që ëndërronte ta shihte përkrah ish-shokut të tij të skuadrës CR7.

Që nga largimi i tij si lojtar i lirë nga Real Madridi këtë verë, Marcelo ka luajtur vetëm 10 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Pasi ka shkruar historinë  e futbollit ndërkombëtar me trofetë e fituar, mbrojtësi brazilian (58 ndeshje) do të përpiqet të shënojë historinë në klubin ku u rrit, i treti në kampionatin e fundit brazilian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco