Ronaldinho do të luajë sërish futboll, braziliani i bashkohet ekipit spanjoll

Ronaldinho do të luajë sërish futboll, braziliani i bashkohet ekipit spanjoll

17:07, 24/02/2023

Braziliani i famshëm, Ronaldinho do të luajë sërish futboll pas nënshkrimit për Porcinos FC, një ekip që është pjesë e King League në Spanjë.

Ronaldinho do të luajë sërish në Barcelonë, por jo në stadiumin Camp Nou, por në stadiumin e vogël Cupra. Ai do të jetë lojtari i 12-të i skuadrës së Porcinos FC, që do të luajë kundër PIO FC.

Kings League u themelua nga ish-mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique dhe transmetuesi i njohur Ibai Llanos, teksa transmetimet e ndeshjeve janë të disponueshme në mbarë botën. Liga ka disa sponsorë, dhe audienca mesatare është më shumë se 7 milionë.

Para Ronaldinhos, ligës në fjalë iu bashkuan futbollistët e famshëm Chicharito dhe Sergio Aguero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco