Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

City barazoi me Leipzig, Guardiola: E dinim që do të ishin të rrezikshëm

City barazoi me Leipzig, Guardiola: E dinim që do të ishin të rrezikshëm

09:17, 23/02/2023

Pep Guardiola e kishte paralajmëruar se Manchester City i tij do të vuante kundër Leipzigut dhe ashtu ndodhi në ndeshjen e parë në Gjermani (1-1).

“Formacioni që unë zgjodha u përpoq të bënte një ndeshje të mirë. Në 45 minutat e para i kontrolluam dhe mund të kishim shënuar më shumë se një gol. Por nuk arritëm dot të merrnim një rezultat që do të na ndihmonte në ndeshjen e kthimit. E dinim që do të ishin të rrezikshëm. Luanim në një stadium të mrekullueshëm dhe me katër në mbrojtje ashtu siç bëjmë gjithnjë, por me emra të ndryshëm.

Vendosëm për këtë formacion, asgjë speciale. Nëse ata i lejon që të bëjnë një ndeshje të shpejtë, humbet topa në pozicione të caktuara dhe nuk je i përgatitur për tranzicionet e tyre, atëherë janë të pandalshëm”, tha katalanasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco