Nuk ka fitues në Leipzig-Manchester City, vendimi merret në ndeshjen e dytë

Nuk ka fitues në Leipzig-Manchester City, vendimi merret në ndeshjen e dytë

22:56, 22/02/2023

Në ndeshjen e parë të 1/16-ave mes Leipzig dhe Manchester City (1-1) nuk pati fitues, ndaj vendimi për të kaluar do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Ishte një ndeshje me dy ballafaqime - në pjesën e parë dominuan mysafirët, ndërsa në pjesën tjetër vendasit ishin më mirë dhe me meritë arritën të barazonin.

Manchester City kaloi në epërsi në minutën e 27-të, kur Mahrez kaloi në mbrojtje të skuadrës gjermane dhe tundi rrjetën me një goditje precize për 1-0, dhe Qytetarët humbën edhe dy raste të tjera të shkëlqyera me Rodrigo dhe Grealish para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë pamë një version shumë më të mirë të vendasve. Henrichs pati dy raste të mira, dhe më pas Ederson ndaloi një goditje të shkëlqyer të Szoboszlai.

Megjithatë, pas goditjes nga këndi, Halstenberg dërgoi një krosim të shkëlqyer në zonën e rreptësisë dhe Joshko Guardiol goditi topin me kokë dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Deri në fund City bëri që të vuajë portieri Blaswich, i cili bëri një pritje të shkëlqyer, por mbeti 1-1 dhe vendimi do të merret më 14 mars, kur është caktuar ndeshja në Etihad.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco