Champions/ Inter-Porto, ja si rreshtohen skuadrat

Champions/ Inter-Porto, ja si rreshtohen skuadrat

20:08, 22/02/2023

Inter përballet me Porto-n në “Giusepe Meazza”, sfidë e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Champions League.

Në shtëpi, skuadra milaneze do të luaj me modulin 3-5-2 me Andre Onanën në portë pas Milan Skriniar, Francesco Acerbi-t dhe Alessandro Bastoni-t. Rolet e pistonit mbahen nga Matteo Darmian dhe Federico Dimarco, ndërsa në mesfushë gjejmë Henrikh Mkhitaryan, Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu. Në sulm janë të vendosur, Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko.

Nga ana tjetër, Porto zgjedh një modul 4-5-1 me Diogo Costa në katërkëndëshin e portës. Përballë tij, Joao Mario, Pepe, Ivan Marcano dhe Zaidu Sanusi formojnë mbrojtjen ndërsa Pepê Aquino dhe Galeno gjenden në krahë. Marko Grujic vendoset si roje me Otavio dhe Mateus Uribe. Në sulm i vetëm është Mehdi Taremi.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco