Tek Interi nuk dorëzohen për titullin: ‘Luftë’ Napolit deri në fund!

Tek Interi nuk dorëzohen për titullin: ‘Luftë’ Napolit deri në fund!

18:52, 17/02/2023

Edhe pse Napoli është 15 pikë larg, tek Interi besojnë ende në fitimin e Serie A.

Skuadra e Spallettit po “fluturon”, por Henrikh Mkhitaryan nuk është dorëzuar akoma.

Në prononcimin për shtypin përpara takimit në shtëpi ndaj Udineses, mesfushori armen u ndal te gara për titullin kampion në Itali.

“Ka ende shumë ndeshje deri në fund: gjithçka është e mundur. Do të luftojmë deri në fund për fitimin e kampionatit. Duhet të mos humbasim më pikë. Kritikët e parë jemi ne vetë. Nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur më parë, rëndësi ka se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen”, u shpreh 34-vjeçari armen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco