Derbi i Premier League që premton mjaft spektakël/ Arsenal - Manchester City, formacionet e mundshme

Derbi i Premier League që premton mjaft spektakël/ Arsenal - Manchester City, formacionet e mundshme

12:18, 15/02/2023

Përplajse “titanësh” mes Arsenalit dhe Manchester City-t në atë që konsiderohet sfida që mund të vendosë titullin e Premier League-s në këtë sezon futbollistik. Liderët e kampionatit përballë kampionëve në fuqi në “Emirates”, ku pritshmëritë për rikthimin në majën e futbollit anglez janë më të larta se kurrë.

Po si vijnë skuadrat në këtë përplasje të drejtpërdrejtë?

Leandro Trossard mund të luajë titullar tek Arsenali, pasi shënoi (erdhi nga stoli) kundër Brentfordit të shtunën.

Gabriel Martinelli mund të mbetet jashtë, ndërsa Gabriel Jesus është i padisponueshëm për shkak të lëndimit, pra nuk do të jetë i gatshëm për t’u përballur me ish-klubin e tij.

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, do të duhet të kalojë një test të fundit fizik për të parë nëse do të mund të jetë në fushë, qoftë për një pjesë lojë, përballë “Topçinjve”.

Gjiganti norvegjez ka shënuar 25 gola në Premier League në sezonin e tij debutues, por ka dyshime të forta për gjendjen e tij, pas goditjes që mori në fitoren ndaj Aston Villas.

Phil Foden u kthye nga pankina të dielën dhe është sërish në formë, por John Stones mbetet jashtë.

Arsenali ka një epërsi prej tri pikësh ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, por City mund t’i parakalojë londinezët me një fitore jashtë fushe.

City e eliminoi skuadrën e Mikel Artetës nga FA Cup me një fitore 1-0 në “Etihad”, muajin e kaluar, por kjo përplasje e shumëpritur në Premier League mund të “vrasë” garën për titullin kampion, nëse triumfon Arsenali (ka edhe një ndeshje tjetër për të luajtur e diferenca mund të shkojë në 9 pikë).

Formacionet e mundshme:

Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka, Odegaard; Saka, Nketiah, Trossard.

Man City: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Ake; Rodri, Bernardo, De Bruyne; Mahrez, Alvarez, Grealish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco