Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve garantojnë gola: Chelsea sfidon Borussian në Dortmund, Benfica viziton Belgjikën

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve garantojnë gola: Chelsea sfidon Borussian në Dortmund, Benfica viziton Belgjikën

09:56, 15/02/2023

Faza e 1/16-ave e Ligës së Kampionëve vijon ditën e sotme dhe në ndeshjet e para sonte takohen Borussia Dortmund dhe Chelsea si dhe Club Brugge dhe Benfica.

Mbrëmë pamë dy gola në dy ndeshje (Milan - Tottenham 1-0, PSG - Bayern 0-1), dhe çiftet e sonte na garantojnë gola.

Borussia Dortmundi luan gjithmonë në sulm dhe “për një gol më shumë”, ndërsa shansi i vetëm i Chelseat për një trofe është Champions League.

Blutë i dhanë lamtumirën e fundit titullit kampion në Premier League, u eliminuan nga të dyja kupat e Anglisë dhe Liga e Kampionëve është shansi i vetëm për skuadrën në të cilën u investuan 600 milionë euro për të fituar trofe këtë sezon.

Interesant është fakti se skuadra gjermane është favorite e lehtë sipas basteshkruesve në duelin e mbrëmjes së sotme, ndoshta sepse do të luajë me ekipin më të fortë në ndryshim nga kundërshtari që i mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm.

Në ndeshjen e dytë, Club Brugge pret Benfikën. Të dyja skuadrat duan më shumë të luajnë për të shënuar dhe nuk ka dyshim se edhe në këtë ndeshje presim spektakël. Do të shohim gjithashtu se si Benfica do të mësohet të luajë pa Enzo Fernandez, i cili ishte një nga lojtarët kryesorë të tyre në periudhën e mëparshme.

Të dyja ndeshjet luhen sonte në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco