VIDEO/ I jashtëzakonshëm, Hulk shënon gol nga një kënd i 'pamundur'

VIDEO/ I jashtëzakonshëm, Hulk shënon gol nga një kënd i 'pamundur'

10:10, 14/02/2023

Futbollistët Cruzeiro dhe Atletico Mineira ndanë nga një pikë në raundin e pestë të kampionatit brazilian, duke barazuar 1:1, teksa ndeshja mori më shumë vëmendje nga sulmuesi me përvojë Hulk.

Në një pjesë të parë të barabartë, në të cilën nuk pati shumë raste shënimi nga të dyja palët, rrjetat nuk u tundën.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 63-të kur shënoi Bruno Rodrigues dhe magjia e vërtetë pasoi nëntë minuta para përfundimit të lojës.

Mysafirëve iu akordua një goditje dënimi nga krahu i djathtë dhe larg portës dhe për Hulk dukej si një pozicion i pamundur, siç thonë mediat braziliane.

Pothuajse çdo futbollist do të bënte një krosim nga ky pozicion, por braziliani i famshëm vendosi të gjuante.

Pasoi një “bombë” e vërtetë dhe Hulk shënoi ndoshta një nga golat më të bukur në karrierën e tij.

 

Hulk është golashënuesi më i mirë në kampionat dhe ky ishte goli i tij i gjashtë këtë sezon.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco