Shtohen problemet për Valencian, dëmtohet Cavani

Shtohen problemet për Valencian, dëmtohet Cavani

21:09, 13/02/2023

Valencia po vuan dhe rrezikon seriozisht rrëzimin në La Liga 2, edhe pse nuk mungon kualiteti.

Skuadra e njohur spanjolle, renditet në vendin e tretë nga fundi në kampionatin spanjoll.

Në sfidën e fundit ndaj Athletic Bilbao (1-2) u regjistrua ndeshja e shtatë pa fitore.

Suksesi i fundit i Valencias në La Liga, ka ndodhur në nëntorin e vitit të kaluar.

Sikur të mos mjaftonte forma e dobët, trajneri i përkohshëm Voro, ka humbur edhe shërbimet e Edinson Cavanit.

“El Matador” pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen ndaj Bilbaos.

Sulmuesi uruguaian do të qëndrojë rreth një muaj larg fushave të blerta.

35-vjeçari ka humbur ndeshjet ndaj Getafes, Real Sociedad dhe Barcelonës.

Cavani firmosi në verë me Valencian si lojtar i lirë. Deri tani, sulmuesi i njohur numëron 7 gola dhe një asist mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco