'Futbollist i jashtëzakonshëm!' 'AS' thur elozhe për Myrto Uzunin: Ka aftësi të pabesueshme edhe për të mbrojtur

'Futbollist i jashtëzakonshëm!' 'AS' thur elozhe për Myrto Uzunin: Ka aftësi të pabesueshme edhe për të mbrojtur

12:19, 11/02/2023

Myrto Uzuni po shkëlqen me fanellën e Granadës në La Liga 2 në Spanjë. Sulmuesi kuqezi tundi dy herë rrjetën në mbrëmjen e djeshme ndaj Tenerifes, në atë fitore të arritur me shifrat 2-0 për Granadan.

Me këtë dopietë, Uzuni shkoi në kuotën e 17 golave në ligën e dytë spanjolle, duke u shkëputur nga rivalët e tij përsa i përket numrit të golave të shënuar.

Vlerësime të mëdha ka marrë edhe nga prestigjiozja “AS” që e komenton në këtë mënyrë performancën e fundit: “Ktheu në gol dy herë penalltinë. 17 gola të shënuara dhe 5 prej tyre janë realizuar nga 11-metrat. Aftësi e pabesueshme edhe për të mbrojtur, futbollist i jashtëzakonshëm”, shkruhet në median spanjolle.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco