Kupa e Francës/ Marseille eliminon PSG-në mes ‘spektaklit’

Kupa e Francës/ Marseille eliminon PSG-në mes ‘spektaklit’

23:32, 08/02/2023

Ashtu siç pritej, Marseille-PSG ishte një sfidë e gjitha për t’u shijuar, pasi skuadrat dhuruan “show”, në takimin e vlefshëm për 1/8 e Kupës së Francës.

Në “Velodrome”, marsejezët triumfuan 2-1 ndaj skuadrës së Galtier, që heq kështu dorë nga një trofe i sezonit edhe pse në këtë ndeshje u rikthye Neymar dhe Sergio Ramos.

Marseille u shfaq menjëherë kërkuese duke vizituar shpesh portën e Donnarumma-s, ndërsa goli i avantazhit u shënua në minutën e 31-të, me autor Alexis Sanchez. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin italian të parizienëve.

Një gol i cili vendosi në punë sulmin e PSG dhe kampionët e Francës reaguan në limitet e fraksionit, pasi në minutën e dytë shtesë barazuan me Sergio Ramos, me spanjollin që shfrytëzoi pasimin e Neymar.

Pjesa e dytë dhuroi një futboll më të kujdesshëm, por me një PSG që u zbeh në fazën sulmuese dhe diçka të tillë e shfrytëzuan në maksimum vendasit.

Në minutë e 57-të, Ruslan Malinovsky realizoi golin e dytë, duke treguar se po kalon një formë të mirë në aspektin personal.

Marseille ia doli mjaft mirë për të administruar kronometrin dhe rezultati nuk ndryshoi në fund.

Marseille prek kështu fazën çerekfinale në Kupën e Francës dhe rikthehet te suksesi ndaj PSG pas 5 ndeshjeve, ndërkohë parizienët pësuan humbjen e tretë në këtë vit, duke treguar se përsëri nuk janë në ritmin e duhur, duke mbyllur këtu aventurën në Kupë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco