Zaniolo, tension në Romë: mesazh i rëndë nga tifozët

Zaniolo, tension në Romë: mesazh i rëndë nga tifozët

12:40, 29/01/2023

Nga shiu në breshër. Ujërat në Romë janë gjithnjë e më të trazuara dhe fjalët e Jose Mourinho-s kanë nxitur më tej pakënaqësinë rreth Nicolò Zaniolo-s. Ditët e fundit kanë ndodhur shumë gjëra: rreth dhjetë ditë më parë doli lajmi për kërkesën e tij për të mos luajtur për ndeshjen në transfertë kundër La Spezia-s.

Një mungesë që ka ardhur pas asaj ndaj Fiorentina-s, zyrtarisht sepse nuk ndihej mirë. E para u pasua nga fjalët e Pintos: “Ai dërgoi një certifikatë, nesër do ta vizitojmë dhe do ta shohim”.

Në rastin e dytë, Mourinho kishte zyrtarizuar kërkesën e lojtarit të tij për transferim. Dhe prej aty ka ardhur prishja përfundimtare, pakënaqësia e tifozëve që nga mbrojtësit e fundit të Nicolò Zaniolo-s u shndërruan në të parët të zhgënjyer dhe të etur për ta parë të largohej nga Trigoria.

Më pas merkato, me negociatat me Milan-in që dështaun për shkak të mungesës së marrëveshjes mes klubeve. Roma e donte detyrimin e blerjes, të sigurt dhe pa kushte, Maldini nuk mund të shkonte përtej huazimit me të drejtë blerje.

Dhe më pas mbërriti Bournemouth, por ndoshta ata kurrë nuk kishin shpresa të vërteta. Britanikët mbërritën në Itali, takuan familjen dhe klubin, ndoshta më shumë për mirësjellje.

Lojtari ka refuzuar ofertën, sado e rëndësishme, por nuk dëshiron të luajë në një klub që rrezikon rënien në Premier League, sado i pasur. Objektivi i vetëm ishte Milan-i.

Problemi, tani për tani, është se Zaniolo as nuk dëshiron të luajë më me Roma-n. Mourinho e tha qartë të shtunën: “Ai ka kërkuar transferimin për një muaj, ai u ka thënë të gjithëve – klubit dhe shokëve të skuadrës – se nuk dëshiron të luajë apo të stërvitet me fanellën verdhekuqe. Fatkeqësisht ai do të qëndrojë këtu më 1 shkurt”.

Dhe në fakt do të shkojë kështu, duke përjashtuar surprizat e bujshme në ditën e fundit të merkatos. Veç se për lojtarin, nëse do të qëndronte vërtetë në Trigoria, do të prisnin muaj shumë të vështirë.

Ai rrezikon t’i kalojë në tribunë, por mbi të gjitha do të ketë një tifozeri që tani do t’i bëjë ‘luftë’. Në rrjetet sociale, me thirrje apo pankarta të ndryshme. Në të vërtetë, në realitet tifozët tashmë kanë filluar.

Natën mes së shtunës dhe së dielës, në fakt u ekspozua një mesazh shumë i ashpër: “Zaniolo tradhtar, m** pa nder”. Mesazhi i shpalosur në urën Annibaldi, përballë Koloseut, të cilit shpesh i besohen mesazhet e tifozëve ultras romanistë (por edhe të Lazio-s), ka qenë shumë i ashpër.

Në Trigoria, pikërisht në murin përballë qendrës sportive, kishte dalë një mbishkrim tjetër: “5 milionë? Shkelma në b**ë”, duke aluduar në kërkesat ekonomike të Zaniolo-s. Me pak fjalë, klima është shumë e tensionuar, ndërkohë lojtari është detyruar të kufizojë sërish komentet në profilin e tij në Instagram. Nga këtu deri në qershor, nuk do të jetë e lehtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco