Suedia kundër të gjithëve, tifozët detyrojnë Federatën të mos vendosë VAR-in në kampionat

Suedia kundër të gjithëve, tifozët detyrojnë Federatën të mos vendosë VAR-in në kampionat

17:08, 26/04/2024

Tifozët suedezë duan që ta përjetojnë futbollin pa teknologji, me të mirat dhe të këqijat e tij. Këtij vullneti është detyruar t’i nënshtrohet edhe Federata Suedeze, e cila ka bërë prapakthehu duke mos vendosur VAR-in në aktivitetet kombëtare pas kërkesës së tifozëve.

Në Suedi, klubet janë të paktën me 51% të aksioneve në dorë të tifozëve dhe këta të fundit, kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre kundër planit të trumbetuar nga Federata për të vendosur në zbatim video teknologjinë.

Presidenti i federatës, ka anuluar vendimin pasi rezultoi se 18 nga 32 klubet e dy kategorive elitare si dhe dy federata rajonale, dolën kundër në votimin e tyre, të shtyra nga tifozët të cilët në numër të madh kanë shprehur pakënaqësinë ndaj projektit. UEFA nuk mund të ndërhyjë sa u përket aktiviteteve kombëtare, ndaj kampionati suedez do të vazhdojë të luhet pa ndihmën e teknologjisë në vijim, edhe pse ajo është vënë në zbatim pothuajse në të gjithë vendet e tjera europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco