VIDEO/ Tjetër gol spektakolar nga goditja e dënimit, mesfushori shqiptar dhuron ‘show’ në Turqi

VIDEO/ Tjetër gol spektakolar nga goditja e dënimit, mesfushori shqiptar dhuron ‘show’ në Turqi

08:52, 05/05/2024

Mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, duket se është “abonuar” me golat spektakolar nga goditja e dënimit. Të radhës e realizoi ditën e sotme në duelin ndaj Samsunsporit të Arbnor Mujës.  

Trabzonspori i Bardhit u mposht me shifrat 3-1, teksa mesfushori shqiptar e realizoi golin nga goditja e dënimit në minutën e 32-të. 

Për 28-vjeçarin ky ishte goli i 7-të në këtë sezon në kampionatin turk, ndërkohë për sa i përket Mujës, ai u aktivizua në minutën e 67-të të sfidës, por pa mundur të lerë gjurmë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco