Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla më të vlerësuarit në ndeshjen mes Sassuolos dhe Interit, e fituar 1-0 nga skuadra ku aktivizohet mbrojtësi kuqezi me gol të Lauriente.
“Sofascore”, një sajt i specializuar për statistikat e futbollistëve i ka vënë mesfushorit shqiptar të zikaltërve notën 7.5, ndërsa mbrojtësit të huazuar nga Roma te Sassuolo notën 7.4.
Asllani, pavarësisht humbjes së Interit, ishte tepër i saktë në qarkullimin e topit, pozicional dhe gjithmonë i gatshëm për të dhënë kontribut maksimal në të dyja fazat e lojës.
Edhe pse Inzaghi e zëvendësoi me Klaasen në minutën e 74-t, sërish u vlerësua me notën më të lartë mes lojtarëve zikaltër.
Paraqitje mbresëlënëse edhe nga Kumbulla, që ishte i pakalueshëm dhe pozicional në mbrojtje.
24-vjeçari po merr minutat e duhura për të qenë një armë plus e Sylvinhos në finalet e Europianit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: