Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Të fitosh titullin në derbi është diçka ndryshe', Asllani i papërmbajtshëm: Nuk kam fjalë ta përshkruaj

'Të fitosh titullin në derbi është diçka ndryshe', Asllani i papërmbajtshëm: Nuk kam fjalë ta përshkruaj

09:05, 23/04/2024

 

Asllani bëhet shqiptari i dytë që fiton titullin në Serie A, por ndryshe nga Vrioni që festojnë me Juven, por jo si protagonist, Asllani kishte një rol jo të vogël në suksesin e zikaltërve këtë sezon. Mesfushori kuqezi u shfaq gati në çdo moment kur u thirr në apel nga trajneri Inzaghi, realizoi një gol shumë të bukur dhe dhuroi dy assiste. Ky ishte një titull shumë i veçante për Asllanin, të fitosh me ekipin e zemrën është gjithnjë ndryshe. Pavarësisht se në një moshë të re, 22 vjeç, Allsani feston titullin e parë në karrierë, një natë të cilën ylli kuqezi vështirë se do ta harrojë. Në përfundim të ndeshjes, Asllani, ashtu si e gjithë pjesa tjetër e ekipit festoi gjatë për këtë sukses:

“Jemi më të vërtetë të lumtur, nuk kam fjalë ta përshkruaj. Si tifoz interesit që jam, nuk kishte mënyrë më të bukur për të fituar titullin. Jemi shumë të lumtur, sot luanim në transfertë, por tifozët tanë na mbështetën shumë. Akoma nuk jam i vetëdijshëm për këtë titull, të shohim në ditën në vijim. Të fitosh derbin shpesh vlen më shumë, por të fitosh titullin në derbi është diçka ndryshe”, u shpreh Asallani për Inter Tv.

Të shumë ishin ata që uruan Asllanin për këtë titull të parë në karrierë, mes tyre edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka: “Nder dhe krenari të shohim një lojtar të Kombëtares shqiptare të shpallet kampion në Serie A. Urime titullin kampion Kristjan Asllani!”, lexohet në statusin e Dukës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco