Reagimi i Vllaznisë: Nuk ka bllokim të merkatos, lufta nuk po zhvillohet vetëm në fushë

Reagimi i Vllaznisë: Nuk ka bllokim të merkatos, lufta nuk po zhvillohet vetëm në fushë

11:05, 23/04/2024

 

Klubi i Vllaznisë ka reaguar këtë të martë pas lajmeve të përhapura së fundmi për një bllokim të mundshëm të merkatos. Në deklaratën e lëshuar në kanalet zyrtare theksohet se nuk ka asnjë çështje të ndonjë lojtari, si dhe nuk ka asnjë vendim në fuqi të organeve të drejtësisë sportive që imponojnë bllokimin e merkatos së KF Vllaznia.

 

 Reagimi i Vllaznisë:

“Klubi i Futbollit Vllaznia është informuar sot në lidhje me disa lajme të përhapura në disa media për bllokimin e merkatos të saj.

KF Vllaznia sqaron opinonin publik me përgjegjësi të plotë se nuk ka asnjë çështje të asnjë lojtari që është apo ka qenë në marrëdhënie kontraktuale, si dhe nuk ka asnjë vendim në fuqi të organeve të drejtësisë sportive që imponojnë bllokimin e merkatos së KF Vllaznia.

Këtë gjë e tregon më së miri edhe fotoja bashkëngjitur, që tregon sistemin e transferimit të futbollistëve, ku nuk ka asnjë penalitet për KF Vllaznia.

Duke qenë të ndërgjegjshëm se lufta për arritjen e objektivave sportive nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë, garantojmë sportdashësit tonë të zjarrtë, kudo ndodhen, se me përkushtim dhe profesionalizëm jemi të vendosur të përballemi me dinjitet ndaj çdo sfide!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco