Tuchel bën parashikuesin: Gnabry rikthehet dhe i shënon Realit

Tuchel bën parashikuesin: Gnabry rikthehet dhe i shënon Realit

18:19, 26/04/2024

Me kampionatin dhe Kupën tashmë të humbur, Bayern Munchen është i gjithi i fokusuar te Champions League, aty ku mesjavën e ardhshme pret në “Allianz Arena”, Realin e Madridit.

Tekniku Thomas Tuchel, pret që në sfidën ndaj “Galaktikëve” t’i kthehet nga dëmtimi një lojtar shumë i rëndësishëm si Serge Gnabry.

Madje, Tuchel është i bindur se sulmuesi anësor do t’ia dalë të gjejë rrugën e rrjetës ndaj madrilenëve.

“Gnabry do të jetë i gatshëm të martën ndaj Real Madridit. Mendoj se do të luajë dhe do të shënojë gol, por mbetet të kuptohet nëse do ta nisë nga fillimi ndeshjen apo do të aktivizohet nga stoli.

Nga ana tjetër, situatën e Leroy Sane po e monitorojmë ditë pas dite. Është një garë kundër kohës, për momentin ai po stërvitet veçmas dhe e kam të pamundur të bëj një parashikim përsa i përket Sane”, u shpreh Tuchel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco