Xavi do Kvaratskhelian te Barcelona

Xavi do Kvaratskhelian te Barcelona

16:07, 26/04/2024

Qëndrimi i Xavit në pankinën e Barcelonës mund të ndryshojë edhe merkaton italiane.

Në veçanti, të ardhmen e Khvicha Kvaratskhelias, gjeorgjianit të Napolit, të cilin trajneri i Barçës e pëlqen shumë.

Mjafton kaq për ta vënë atë në pikëpyetje, duke pasur parasysh që negociata e rinovimit me Napolin nuk ka avancuar.

Mund të ketë zhvillime të reja javën e ardhshme. Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Mamuka Jugeli, menaxher i Kvaratskhelias, pritet të mbërrijë në Itali.

Arsyeja kryesore e udhëtimit mësohet se është një takim me Aurelio De Laurentiisin për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij.

Kontrata që lidh Kvaran me Napolin skadon në vitin 2027, prandaj ADL deri më tani nuk ka dashur të dëgjojë arsyet për mundësinë e një zgjatjeje.

Megjithatë, rezultatet në fushë e shtynë gjeorgjianin, i cili fiton 1.5 milionë euro në sezon (një nga pagat më të ulëta në Napoli) të kërkojë një rregullim të pagës.

Në këtë kuadër, nëse Xavi jep miratimin për blerjen e Kvaras, mund të prishen letrat në tavolinë.

Muaji maj do të jetë vendimtar për të kuptuar të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco