Taulant Seferi shënon dopjetë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Taulant Seferi shënon dopjetë në Emiratet e Bashkuara Arabe

17:25, 26/04/2024

Taulant Seferi rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën e Bani Yas, madje duke shënuar dy herë.

Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e 45+1 të ndeshjes së kampionatit ndaj Hatta, teksa nuk fali në zonë duke shfrytëzuar në maksimum asistin e shokut të skuadrës.

Sakaq, Seferi realizoi golin e dytë personal në minutën e 51-të.

Për 27-vjeçarin, ky ishte goli i nëntë në këtë sezon ndërsa Seferi ka në llogarinë e tij edhe një asist.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco