Superliga/ Tirana i merr kreun Partizanit, renditja pas ndeshjeve të javës së 17-të

Superliga/ Tirana i merr kreun Partizanit, renditja pas ndeshjeve të javës së 17-të

18:25, 22/01/2023

Ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë Superiore kanë përcaktuar edhe më shumë ndarjen e dukshme që është mes dy grupeve të skuadrave.

Tashmë është një grup me 5 ekipe që lufton për titull dhe Europën, ndërsa ka një grup tjetër me 5 skuadra që kanë si objektiv mbijetesën, me pozicionet që ndryshojnë javë pas jave.

Rezultatet e ditës së sotme me fitoren e Erzenit në Kukës dhe barazimin e Egnatias ndaj Teutës, kanë ngushtuar diferencën në grupin e skuadrave që janë në luftë për titullin.

Nga Tirana e vendit të parë e deri te Egnatia dhe Erzeni që ndajnë vendin e 5-të, ka vetëm 5 pikë diferencë.

Ndërkohë, grupi i skuadrave që luftojnë për të mos rënë nga kategoria, ka një ngjeshje dhe më të madhe, pasi nga Laçi i vendit të 6, deri të Kukësi që është i fundit, ka vetëm 4 pikë diferencë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco