Haaland i dhuron fitoren spektakolare Cityt, shënon 3 gola ndaj Wolves

Haaland i dhuron fitoren spektakolare Cityt, shënon 3 gola ndaj Wolves

17:00, 22/01/2023

Haaland i dhuron një fitore spektakolare Manchester City-t, që del me pikë të plota në përballjen me Wolves.

“Citizens” triumfuan me rezultatin 3-0, me autor të të tre golave sulmuesin norvegjez.

Vendasit diktuan ritmin e sfidës, megjithatë u desh minuta e 40’, që pas një asisti nga De Bruyne, Haaland ta dërgonte topin në rrjetë dhe t’i dhuronte avantazhin ekipit të tij.

Më pas në minutën e 49-të norvegjezi do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Teksa vetëm pesë minuta më pas, duke shfrytëzuar një pakujdesi të Jose Sa, Haaland shënoi golin e tretë personal dhe të tretin për skuadrën e Guardiolës.

Pas raundit të 21-të të Premier League, Manchester City renditet në vend të dytë me 45 pikë, teksa Wolves në vend të 17-të me 17 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco