Ibrahimovici shqiptar rinovon kontratën me Bayernin, Salihamdzic: Tani do luajë me profesionistët

Ibrahimovici shqiptar rinovon kontratën me Bayernin, Salihamdzic: Tani do luajë me profesionistët

17:31, 17/01/2023

Klubi gjerman ka njoftuar këtë të martë për arritjen e marrëveshjes së re me futbollistin nga Kosova, Arijon Ibrahimovic.

17-vjeçari iu bashkua “Bavarezëve” në vitin 2018. Ai ishte tashmë pjesë e skuadrës së parë në kampin stërvitor javën e kaluar.

“Jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Ari Ibrahimovic. Ai është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë profesionale. Josip Stanisic, Paul Wanner, Johannes Schenk, tani Ari; këta janë të gjithë talentet që ne kemi stërvitur në kampusin e FC Bayern dhe nga të cilët kemi shpresa të mëdha”, u shpreh drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamdzic.

Kurse, Ibrahimovic shtoi: “Jam shumë krenar dhe mirënjohës. Për mua një ëndërr bëhet realitet. Unë jam duke pritur për hapat e ardhshëm në FC Bayern”.

Mesfushori me tipare ofensive kaloi te Bayern Munich katër vjet e gjysmë më parë, në moshën 13 vjeçare nga FC Nurnberg.

Ai luajti gjithsej 48 ndeshje për skuadrat U17 dhe U19, duke shënuar 25 gola. Së fundmi, ai bëri debutimin e tij për FC Bayern Amateurs në Regionalliga Bayern dhe ka bërë dy paraqitje deri më tani këtë sezon.

Ibrahimovic gjithashtu ka regjistruar 12 paraqitje për U17-at e Kombëtares së Gjermanisë, ku shënoi nëntë gola. Aktualisht është pjesë e Gjermanisë U18, me të cilën ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco