Barcelona-Real Madrid në Superkupën e Spanjës, Ter Stegen: E gjithë bota pret finalen dhe ne do ta fitojmë

Barcelona-Real Madrid në Superkupën e Spanjës, Ter Stegen: E gjithë bota pret finalen dhe ne do ta fitojmë

09:58, 13/01/2023

Pas Kurtua te Realit, mbrëmë ka qenë radha e Ter Stegen të bëjë heroin për katalanasit, duke i dhënë biletën për në finalen e madhe.

Portieri i Barçës ka pritur dy nga 4 penalltitë e Betisit dhe në fund është shprehur se është i lumtur që do të luajë një “Klasike” në finale.

“Ndeshja kundër Betisit ishte shumë e vështirë, ndaj jemi të lumtur që ndodhemi në finale. Në pjesën e parë kemi luajtur mirë, ndërsa në të dytën kemi lëshuar dhe ata na kanë vënë në vështirësi serioze”, ka thënë fillimisht ai.

I pyetur për sekretin e penalltive, gjermani ka thënë: “Natyrisht që i studiojmë penalltitë e kundërshtarëve, por jo gjithnjë ndodh siç e parashikon. Mendoj se ka brenda dhe një dozë fati”.

Në fund dy fjalë dhe për finalen: “Do të jetë një ndeshje e madhe. E gjithë bota e pret një ndeshje si kjo, ndaj jemi të lumtur që do ta luajmë dhe ta… fitojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco