Ten Hag zbulon sekretin e suksesit të Manchester United

Ten Hag zbulon sekretin e suksesit të Manchester United

21:19, 11/01/2023

Trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag, ka treguar se si ka arritur të përmirësojë lojën dhe rezultatet e skuadrës.

“Çdo ditë jetojmë me standarde të larta, e gjitha për shkak të kësaj. Kjo është gjëja më e rëndësishme në ndërtimin e ekipit. Askush nuk mund të jetë më shumë se një ekip, të gjithë duhet të kontribuojnë në ekip.

Nuk bëhet fjalë për 11 lojtarë, por për të gjithë. Përveç lojtarëve ka edhe një ekip. Ky është i gjithë stafi, personeli mjekësor, shoqëruesit, trajnerët. Të gjithë kanë një qëllim, të gjithë punojnë shumë për ta arritur atë. Nëse vazhdojmë në të njëjtën frymë, mund të arrijmë shumë”, tha ai për TalkSPORT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco