Milan-Torino/ Pioli luan pa sulmues, Juric lë sërish në stol shqiptarët

Milan-Torino/ Pioli luan pa sulmues, Juric lë sërish në stol shqiptarët

19:43, 11/01/2023

Milani do të përballet me Torinon në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, teksa dy trajnerët kanë ndarë mendjen edhe për formacionet që do të hedhin në fushë nga minuta e parë e sfidës që starton në orën 21:00 në ekranin e SuperSport.

Kështu Stefano Pioli ka ndryshuar skemë, duke preferuar rreshtimin 3-5-2 për kuqezinjtë, teksa bie në sy fakti që luan pa as një sulmues të mirëfilltë dhe ia ka besuar shënimin e golave, dy fantazistëve Brahim Diaz e De Ketelaere.

Nga ana tjetër, kroati Juric ka lënë sërish në stol dy shqiptarët, portierin Etrit Berisha dhe mbrojtësin Mërgim Vojvoda, duke u besuar nga fillimi 11-shes së titullarëve.

Formacionet zyrtare:
Milan:
Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori; Saelemaekers, Vranckx, Tonali, Pobega, Dest; Brahim Diaz, De Ketelaere.

Torino:Milinkovic-Savic; Djidji, Schuurs, Buongiorno; Singo, Ricci, Lukic, Rodriguez; Miranchuk, Vlasic; Sanabria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco