Aventura me Tiranën zgjat gjashtë muaj, largohet 'xholi' afrikan

Aventura me Tiranën zgjat gjashtë muaj, largohet 'xholi' afrikan

14:15, 11/01/2023

 

Tirana ka ndërprerë bashkëpunimin me Luka Hussein. Anësori i djathtë nigerian, firmosi me kampionët e Shqipërisë në verën e kaluar, por nuk ia doli të fitonte besimin e plotë të trajnerit Orges Shehi.

26-vjeçari zhvilloi vetëm pesë ndeshje në kampionat, nga të cilat tri si titullar, dy në Kupën e Shqipërisë, teksa u aktivizua edhe 15 minuta në Conference League.

“Faleminderit Luka Hussein”, shkroi shkurtimisht Tirana në “Instagram”. “Xholi” afrikan, i cili luan edhe si qendërmbrojtës e shkatërrues, ka luajtur më parë në Shqipëri edhe me Kastriotin e Burrelin.

Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco