Arteta kërkon me ngulm 2 lojtarë, Arsenali bën pazar në Spanjë

Arteta kërkon me ngulm 2 lojtarë, Arsenali bën pazar në Spanjë

11:11, 11/01/2023

Mikel Arteta kërkon tek Arsenali një lojtar të cilin e ka pasur edhe më parë kur ishte zëvendës trajner te Manchester City. Bëhet fjalë për Eric Garcia. Trajneri i “topçinjve” ka bindur drejtuesit e klubit që të nisin bisedimet me Barcelonën për mbrojtësin spanjoll.

Anglezët do të ishin të kënaqur si me një huazim edhe me një blerje përfundimtare, por për momentin është tekniku Xavi ai që bën rezistencë, pasi kërkon që të konfirmojë organikën aktuale të skuadrës.

Por Arsenali nuk kërkon të bëjë pazar vetëm te Barcelona, por synon edhe një lojtar të Realit të Madridit. Londinezët synojnë të kthejnë në Premier League Eden Hazard, që nuk po gjen hapësira te madrilenët. Kanë nisur kontaktet me klubet dhe po synohet një transferim i belgut në Londër gjatë merkatos së janarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco