Al Nassr: Një lajm shumë i keq për Cristiano Ronaldon

Al Nassr: Një lajm shumë i keq për Cristiano Ronaldon

09:03, 05/01/2023

Cristiano Ronaldo u prezantua me bujë të madhe te Al Nassr të martën, me më shumë se 30,000 mbështetës të pranishëm për ta pritur . Një goditje e madhe për futbollin saudit dhe në vendin arab të gjithë presin ta shohin yllin luzitanian në aksion me liderin e kampionatit.

Vetëm se atij mund t'i duhet të presë edhe pak përpara se të veshë fanellën e re të klubit saudit. Siç raportohet nga Daily Mail , fillimi i tij duhet të shtyhet për shkak të një sanksioni me dy ndeshje të vendosura nga FA, për ta ndëshkuar atë për thyerjen e telefonit të një tifozi 14-vjeçar të pranishëm në tribunë gjatë një ndeshjeje kundër Evertonit sezonin e kaluar.

Logjikisht duke mos qenë në gjendje të kryejë këtë sanksion me Djajtë e Kuq, do ta kryej me klubin e ri. Prandaj, ai nuk do të jetë i disponueshëm për të luajtur kundër Al Ittihad në Superkupë, as kundër Al Ta'ee, as kundër Al Shabab të shtunën më 14, por mund të luajë kundër Al Ettifaq më 21 janar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco