Milik i jep fitoren Juventusit në frymën e fundit, paqe mes Fiorentinës dhe Monzas

Milik i jep fitoren Juventusit në frymën e fundit, paqe mes Fiorentinës dhe Monzas

20:42, 04/01/2023

Një gol i shënuar në sekondat e para të kohës shtesë nga sulmuesi plak, Arkadiusz Milik, I dha një fitore me shumë vlerë Juventusit në fushën e Cremoneses, në kuadër të javës së 16-të të Serisë A.

Vendësit mundën të rezistonin për plot 90 minuta, madje edhe të rrezikonin portën e bardhezinjve, siç ishte rasti i minutës së 69-të, kur Cyriel Dessers goditi shtyllën, por u dorëzuan në fund pas një goditjeje nga distanca e polakut Milik, që nuk u kontrollua si duhet nga portieri Carnesecchi.

“Zonja e Vjetër” me këtë sukses ruan vendin e tretë në kuotën e 34 pikëve, dy më pak se Milani.

Sfida tjetër midis Fiorentinës dhe Monzës është ndalur në barazim 1-1. Vazhdon ecuria jo e mirë e klubit nga Firenze që edhe pse gjeti golin e avantazhit me Cabral në minutën e 19-të, nuk ia doli dot të menaxhojë rezultatin. Baraspesha u vendos nga Carlos Augusto në pjesën e dytë duke bërë që të dyja ekipet të ndajnë nga 1 pikë në sfidën e tyre të parë për vitin 2023. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco