Klubi i Serie A në kërkim të një sulmuesi, emri i parë në listë është Xhuliano Skuka

Klubi i Serie A në kërkim të një sulmuesi, emri i parë në listë është Xhuliano Skuka

20:28, 04/01/2023

 

Paraqitjet e shkëlqyera me fanellën e Partizanit e kanë bërë Xhuliano Skukën një nga emrat më të lakuar në merkato. Janë të shumtë klubet që interesohen për sulmuesin e kuq, madje në orët e fundit duket se është një klub i njohur i Serie A, që ka si objektiv primar bomberin shqiptar.

Borini është akoma i bllokuar në Turqi, ndërsa Federico Bonazzoli duket se ka zgjedhur që të shkojë drejt Cremoneses. Hellas Verona duhet të gjejë me çdo kusht alternativa për repartin e sulmit dhe tashmë objektivi është drejtuar nga Superliga shqiptare.

Sipas asaj që shkruan “L’Arena”, emri i parë në listën e drejtuesve të klubit veronez është ai i Xhuliano Skukës, sulmuesit të Partizanit, që ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Partizanit, duke shënuar 10 gola në 15 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco