Serie A/ Roma i ‘falet’ Pelegrinit, Lecce fiton me përmbysje ndaj Lazios

Serie A/ Roma i ‘falet’ Pelegrinit, Lecce fiton me përmbysje ndaj Lazios

18:45, 04/01/2023

Pasditen e sotme në Serie A, Roma arriti të merrte një fitore minimale me Bolonjën, ndërsa Lecce bëri mrekullinë duke fituar me përmbysje ndaj Lazios.

Goli i vetëm për ekipin e Mourinhos u shënua nga Pelegrini. Në minutën e 6-të ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar kështu në avantazh ekipin e tij.

Falë këtij goli, Pelegrini i dhuroi 3 pikët Romës.

Pas kësaj ndeshjes Roma renditet në vendin e 6-të ndërsa Bolonja në vendin e 11-të.

Sfida më surprizuese padyshim ishte ajo mes Lecces dhe Lazios.

Dueli u zhbllokua në minutën e 14-të me Imobilen. Ndërsa në minutën e 57-të Strefeca riktheu baraspeshën.

Goli që vulosi fitoren e vendasve erdhi në minutën e 72-të.

Me këtë fitore Lecce ngjitet në vendin e 12-të ndërsa Lazio ndodhet në të 5-in.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco