Rodrygo festoi si Pele: Ky gol është për ty Mbret!

Rodrygo festoi si Pele: Ky gol është për ty Mbret!

18:23, 04/01/2023

Rodrygo dhe goli i tij ishin vendimtar në fitoren 0-1 të Real Madrid ndaj Cacereno në Copa Del Rey. 

Braziliani bëri një lojë të mrekullueshme, të cilën e përfundoi me një goditje të jashtëzakonshme që e dërgoi topin në rrjetë dhe bëri që Real Madrid të shkojë në raundin e të 16-ave të Copa del Rey.

Pas golit Rodrygo imitoi legjendën e vendin të tij, Pele, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë, duke festuar në të njëjtën formë.

Ndërsa postoi në rrjetet sociale foto të mënyrës si festonte Pele dhe të festës së tij pas këtij goli, Rodrygo shkroi: “Për ty Mbret”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco