Milani arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të vitit 2023

Milani arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të vitit 2023

15:14, 04/01/2023

Futbollistët e Milanit triumfuan në ndeshjen e parë të vitit 2023 ndaj Salernitanës me rezultatin 2-1 dhe kështu e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme vitin në të cilin do të përpiqen të mbrojnë titullin kampion të fituar sezonin e kaluar.

Milani kaloi në avantazh që në minutën e 10-të. Tonali bëri një punë të shkëlqyer me Leaon, portugezi kaloi para portierit vendas dhe më pas me këmbën e majtë e dërgoi topin në portën e zbrazët për epërsinë 1-0.

Pesë minuta më pas, Tonali pas asistimit u fut në listën e golashënuesve dhe shënoi për 2-0. Salernitana u rikthye në lojë në minutën e 83-të kur Bonazzoli shënoi për 2-1, por vendasit nuk mundën më shumë se kaq dhe në fund Milani fitoi tre pikët.

Në orën 12:30 u luajt një ndeshje tjetër dhe Sampdoria si mysafire ishte më e mirë se Sassuolo me rezultat 2-1.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco