Ylli i Manchester Cityt: Nuk dua t'i fsheh ambiciet e mia, të ardhmen e shoh në një klub tjetër

Ylli i Manchester Cityt: Nuk dua t'i fsheh ambiciet e mia, të ardhmen e shoh në një klub tjetër

15:57, 03/01/2023

Futbollisti portugez që luan për Manchester Cityn, Bernardo Silva nuk është i sigurt se edhe për sa kohë do të qëndrojë tek klubi anglez dhe siç thotë ai, tashmë ka në plan të vazhdojë karrierën në një ambient tjetër.

Mesfushori ishte shumë pranë kalimit te Barcelona gjatë merkatos së verës, por në fund skuadra katalanase hoqi dorë nga blerja pasi City kërkoi një shumë të madhe për një nga lojtarët kryesorë.

Vetë Silva thotë se tashmë është duke menduar për një tjetër projekt, jashtë Manchesterit dhe se nuk dëshiron t'i fshehë synimet e tij për të luajtur në një mjedis tjetër.

"Në qershor do të shohim se çfarë është më e mira për të dyja palët. Aktualisht jam i fokusuar në projektin e Manchester Cityt dhe kontrata ime me klubin do të përfundojë kur të jem 31 vjeç. Nuk dua ta fsheh se qëllimi im në të ardhmen është të luaj diku jashtë Manchesterit dhe nëse ka një ofertë të mirë apo një projekt joshëse të një klubi të madh, do të doja të dëgjoja se për çfarë bëhet fjalë”, tha Silva.

Silva iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2017 nga Monaco dhe klubi më pas i pagoi 50 milionë euro, me 20 milionë të paguara përmes bonuseve. Ai më parë ka luajtur për Benfica-n dhe debutoi me kombëtaren portugeze në vitin 2015.

Në total, Silva ka luajtur 275 ndeshje me fanellën e Manchester Cityt, duke shënuar 50 gola dhe duke dhuruar 56 asiste. Sipas portalit të specializuar Transfermarkt, vlera e tij në treg është 70 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco