Bellingam mposht konkurrencën e bavarezëve, përzgjidhet më i miri në Bundesligë

Bellingam mposht konkurrencën e bavarezëve, përzgjidhet më i miri në Bundesligë

17:39, 31/12/2022

Mbyllja e vitit 2022 ka ardhur me “dhurata” nga media gjermane mbi rolin e “regjisorëve” të fushës së blertë, aty ku prestigjiozja “Sport.de” ka zbuluar mesfushorët më të mirë.

Nga konkluzionet e kësaj analize surpriza e vetme është se Dortmundi mund t’i krenohet me të drejtë armikut më të madh në tokën gjermane, Bajernit, si rezultat i Xhud Bellingamit.

19-vjeçari anglez është përzgjedhur si më i miri i kësaj kategorie, duke lënë pas vetes dy yjet e gjigantëve nga Mynihu.

Vendi i dytë i takonte Joshua Kimishit. 27-vjeçari ka zhvilluar një sezon të luhatshëm deri në këtë fazë, tregues së përse ai nuk ndodhet në majë.

Leon Gorecka do të plotësonte treshen e parë, njëkohësisht shkallën më të ulët të podiumit.

Edhe pse ai erdhi pas dëmtimit të gjatë, si rezultat i problemeve fizike, sërish ia doli të dëshmonte potencial të lartë, ndonëse jo aq sa të rrëzonte nga froni Xhud.

Pozicionet e tjera do të vinin nga klube të ndryshme, pa ndonjë emër me peshë në të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco