Aguero rikthehet sërish në fushë, ja skuadra me të cilën do të luajë

Aguero rikthehet sërish në fushë, ja skuadra me të cilën do të luajë

19:37, 30/12/2022

Sergio Aguero do të kthehet përsëri në fushat e futbollit! Lajmi është bërë me dije nga gazeta “Mundo Deportivo”, që nënvizon se 34-vjeçari do të veshë uniformën sërish shkurt.

Argjentinasi do të rikthehet në futbollin me 7 lojtarë dhe do të jetë pjesë e skuadrës Kunisports që merr pjesë në Kings League, që është promovuar nga Gerard Pique dhe ku aktivizohen edhe emra të tjerë të njohur si Iker Casillas dhe Joan Capdevila.

“Do të them lojtari numër 12”, deklaroi Kun Aguero. Fjala e tij shkaktoi duartrokitje nga të pranishmit, ende të habitur nga lajmi. “Jam shumë i lumtur. Në disa ndeshje do të jem atje për të parë nëse mund të bëjmë diçka”, shtoi më tej argjentinasi, që u tërhoq nga futbolli i luajtur pak kohë më parë si pasojë e një problemi në zemër kur luante për Barcelonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco