Pamjet e publikuara nga spitali: Shikoni si duket tani Pele

Pamjet e publikuara nga spitali: Shikoni si duket tani Pele

11:27, 23/12/2022

Legjenda e futbollit brazilian, Pele  aktualisht po lufton për jetën në spitalin “Albert Einstein” dhe deri më tani nuk janë bërë publike fotot e fundit të një prej futbollistëve më të mirë në histori.

Braziliani prej kohësh po luftonte me tumorin e zorrës së trashë dhe u shtrua në spital më 29 nëntor dhe u vendos në repartin e kujdesit paliativ, ku i lehtësohen dhimbjet dhe i lehtësohen vështirësitë në frymëmarrje.

Së fundmi u raportua se Pele po ndihet më mirë, por informacionet e fundit që vijnë nga Brazili thonë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Spitali njoftoi se sëmundja e 82-vjeçarit po përparon dhe se ai ka nevojë për kujdes të mëtejshëm për të shmangur problemet me veshkat dhe zemrën.

Deri më tani, miliona njerëz të shqetësuar nuk kanë pasur mundësinë të shohin gjendjen e Peles dhe mbrëmë është publikuar një video nga spitali që tregon brazilianin legjendar.

Në video shihet sesi Pele bën ushtrime fizike me topin dhe ndonëse vërehet se është në gjendje jo të mirë fizike, ai nuk e ka hequr nga fytyra buzëqeshjen që e ka zbukuruar gjithmonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco