Nuk ka pushime për Mbappe, sulmuesi u rikthye në stërvitje vetëm 64 orë pas finales

Nuk ka pushime për Mbappe, sulmuesi u rikthye në stërvitje vetëm 64 orë pas finales

12:21, 21/12/2022

Sulmuesi francez Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitjet e PSG-së më pak se tre ditë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës.

Mbappe ishte një nga aktorët kryesorë në ndeshjen kryesore të së dielës kundër Argjentinës, pasi ai udhëhoqi rikthimin e Francës në kohën e rregullt me dy gola në 94 sekonda përpara se të shënonte në kohën shtesë për të barazuar ndeshjen 3-3.

Hat-triku i tij në Kupën e Botës ishte i pari në finale qëkur Sir Geoff Hurst gjithashtu shënoi një hat-trick për Anglinë në 1966 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Nga penalltitë, Mbappe e shndërroi në gol gjuajtjen e tij, të cilën Franca e humbi pasi gjuajtja e Kingsley Coman u prit nga Emi Martinez dhe Aurelien Tchouameni nuk goditi objektivin.

 

 

Në kthimin e tij në bazën stërvitore të PSG-së, Camp des Loges, Mbappe tha se ndihej “më mirë”.

Ai pritet t'i bashkohet stërvitjeve me skuadrën sot, njoftoi klubi në rrjetet sociale.

Ka qenë një javë e ngarkuar për Mbappe pasi ai ishte i pranishëm në festën franceze në Place de la Concorde të hënën pas kthimit nga Katari.

24-vjeçari pritej të kishte pak pushim (përllogaritet rreth 10 ditë) përpara se të kthehej në aktivitetet e klubit.

Megjithatë, ai tashmë është kthyer dhe do të kërkojë të kapërcejë dhimbjen e tij në Kupën e Botës me një rikthim më të shpejtë te kampionët e Francës.

PSG kthehet në aksion më 28 dhjetor kundër Strasburgut në Ligue 1.

Mbappe pritej të humbiste këtë ndeshje për shkak të pushimit pas Kupës së Botës, por tani duket se sulmuesi mund të jetë gati për skuadrën e Christophe Galiter pas shtatë ditësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco